E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Bojkoti e kreu misionin kundër integrimit

Pas kthimit nga Çekia kryeparlamentarja Topalli ka folur për emra konkretë të celulës antieuropiane . Pas takimit me zv.presidentin e Bundestagut gjerman Osvald, zonja Topalli tha se bojkoti parlamentar e kreu misionin e tij kundër proceseve integruese të vendit ndërsa shtoi se pas kësaj qëndrojnë kreu i opozitës Edi Rama dhe presidenti Bamir Topi.

Nga ana tjetër Zv. presidenti i Bundestagut gjerman tha se Gjermania beson në një të ardhme europiane të Shqipërisë ndërsa nënvizoi se Bundestagu dhe komisionet e veçanta në Gjermani do të shqyrtojnë rezultatin e progres raportit për Shqipërinë.

Gjatë këtij takimimi palët vlerëuan si shumë të mirë bashkëpunimin në të gjitha fushat ndërmjet dy vendeve ndërsa thanë se vitet e fundit ka një dinamizim të bashkëpunimit mes dy parlamenteve me shkëmbime të shumta të vizitave të delegacioneve parlamantare. Sa i përket bashkëpunimit ekonomik Zv. Kryetari i Bundestagut gjerman theksoi se përveç 50 sipërmarrjeve gjermane që janë prezent në Shqipëri, Gjermania është e interesuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›