Mblidhet KKT vendos per projektet TAP dhe kaskaden e Devollit
Në mbledhjen e sotme të KKT kryeministri Sali Berisha ka prezantuar dy projektet gjigande atë të Kaskadës së Devollit dhe projektin TAP, të cilët në tërësinë e tyre përbëjnë 2.7 miliardë euro investime në Shqipëri dhe që do të punësojnë mijëra vetë.
Kaskada e Devollit
Përsa i përket projektit të Kaskadës së Devollit kryeministri Berisha tha se ky projekt parashikon mbi 800 milionë euro investime në tre hidrocentrale, i cili tarnsformon në mënyrë rrënjësore sistemin hidroenergjetik të vendit, përbën një hov cilësor drejt shndërrimit të Shqipërisë në superfuqi energjetike rajonale dhe punëson direkt dhe indirekt mbi 7 mijë punëtorë.
“Ky është projekti i punësimit më të madh të shqiptarëve”- theksoi Berisha, i cili shtoi se ky projekt kalon në një nga zonat më të izoluara të vendit, sic ëhstë kalaja e Dodës, e cila tani arrihet për dy orë e 20 minuta nga qendra e Tiranës.
Projekti i gazsjellësit TAP
Për sa i përket projektit TAP, i cili kalon në 200 km të territorit tonë, Berisha tha se 2 mld euro investime në Shqipëri nga 12 mld euro, në fazën e parë të ndërtimit. nga ku do të punësohen direkt mbi 20 mijë punëtorë, inxhinierë dhe 15 mijë persona të tjerë indirekt.Sipas tij kjo është dëshmi e besimit te qeveria, ku Shqipëria nis e sigurtë në 4 vjecarin që vjen gazifikimin e të gjitha familjeve shqiptare.
“2013 është viti i fillimit të projekteve të mëdha, përfundimi i të cilavë e vendos në mënyrë të sigurtë Shqipërinë në vendet e zhvilluara. Premtimi im solemn, Shqipëria vend i zhvilluar, do të bëhet i prekshëm që vitin që vjen dhe do të përfundojë në mandatin e tretë, në vitin 2017”- theksoi kryeministri.
Gjatë mbledhjes së KKT u prezantua edhe plani i plotë urbanistik i Kamzës dhe Beratit, një proces jetik ky për kontrollin e territorit, sic e cilësoi kryeministri Berisha.