E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi uji ngrin ne ajer

Një rezident në Novosibirsk ka dashur të tregojë se sa ftohtë është në qytetin e tij. Ai ka hedhur një sasi me ujë të zier nga ballkoni i apartamentit të tij dhe uji është kthyer në moment në thërrime akulli. Temperatura në qytet shënonte minus 41 gradë Celsius. Filmimi tregon një re të vogël uji të ngrirë që ndodhet në tokë. Temperatura minimale kanë përfshirë një pjesë të madhe të Rusisë gjatë muajit dhjetor. Në rajonet lindore temperature shënon deri në minus 50 gradë Celsius, ndërkohë që në Rusinë qendrore temperature është minus 20 gradë Celsius. Metereologët bëjnë të ditur se temperature kaq të ulta për disa rajone nuk ishin regjistruar për më shumë se një gjysëm shekulli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›