E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet KQZ, pritet miratimi i listave të PD-së dhe PS-së

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot pasdite, për të vijuar shqyrtimin e listave shumëemërore të kandidatëve të partive politike të regjistruara në KQZ për zgjedhjet e 23 qershorit.

Akti që është marrë në shqyrtim, parashikon miratimin e listave të 12 partive, mes tyre dhe të dy partive të mëdha, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Një ditë më parë KQZ miratoi listat e 13 partive politike, ndërsa vendosi të kthejë për plotësim dokumentacioni listat e 5 prej tyre.

Lista e partive politike që do të kalojnë për miratim sot pasdite është si më poshtë:
1. Partia Lëvizja Shqipëria e Re
2 .Partia e të Drejtave të Mohuara
3. Partia Socialiste
4. Partia Demokratike
5. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
6. Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet
7. Partia Social Demokrate
8. Partia Emigracioni Shqiptar
9. Partia Bashkimi Liberal Demokrat
10. Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres
11. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare
12. Partia Popullore Kristian Demokrate

Dy ditë më parë KQZ nisi miratimin e listave shumëemërore të kandidatëve të partive politike dhe deri tani ka regjistruar listat e 36 subjekteve zgjedhorë. Ndërkohë, në KQZ janë regjistruar 66 parti që do të konkurojnë në zgjedhjet e 23 qershorit, 61 prej të cilave janë përfshirë në dy koalicionet parazgjedhore, ndërsa vetëm 4 do të garojnë të vetme.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›