E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampardi përmbys Aston Vilën, Çelsi siguron Championsin

ANGLI- Edhe pse e ka nisur pjesën e parë dhe e ka mbyllur madje në mënyrën më të keqe, Çelsi në të dytën ka bërë mrekullinë, duke i dhënë fund kështu ankthit sa i përket pjesëmarrjes në Champions, kur ka edhe një ndeshje, ndërsa rivalët e Arsenalit dhe Totenhamit kanë nga dy ndeshje, por diferenca me këtë të fundit shkon në 6 pikë, por në ndeshjet direkte dhe në golaverazh është më mirë Çelsi. 

Sa i takon ndeshjes, në minutën e 15-të ka shënuar Aston Vila me anë të Bentekes. Por sikur të mos mjaftonte kjo, në fundin e pjesës së parë ndëshkohet me karton të kuq Ramirez. Por me fillimin e pjesës së dytë forcat barazohen në fushë, pasi Benteke del me të kuq. Menjëherë ka përfituar Çelsi, duke barazuar shifrat me anë të Lampard. Do të ishte sërish Lampard që dy minuta para fundit do të shënonte dhe mbyllur kështu historinë e pjesëmarrjes për Çelsin në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›