E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet Këshilli Bashkiak, Basha: Kazinotë do zhvendosen

Administratorët e kazinove dhe e lojërave të fatit duhet ta marrin me seriozisht largimin e biznesit të tyre në periferinë e Tiranës, në ish Uzinën e autotraktorëve. Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha thotë se do i propozojë Këshillit bashkiak këtë projekt ide po t`u disktuar në mbledhjen e parë të këtij sezoni.

“Sot në këshillin bashkiak të Tiranës do të propozojë një masë për një problem social për shpërndarjen e kazinove dhe për përqëndrimin e tyre në një zonë të vetme. Kjo është një nga masat e shumta që mund të zbatohen vetëm nëse do të ketë një vizon që shkon përtej vullnetit plolitik dhe është një plan i mirë menduar” tha Basha.

Ndërsa për terminalin multimodal Basha tha se të mërkurën pritet nënshkrimi i marrëveshjes me BERZH për financimin e një pjesë të konsiderueshme e ketij stacioni.

Kryebashkiaku përsëriti edhe një herë thirrjen për të gjithë studentët dhe arkitektët për të paraqitur projekt idetë e tyre mbi atë çka duhet të ndryshoj Tirana. Përveçse studenëve, janë rreth 50 urbanistë dhe arkitekt të huaj të cilët kanë paraqitur projekt idetë për planin urbanistik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›