E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhet gr. i punës për kazinotë, propozohen 4 zona për grupimin

Dy ditë pasi Bashkia e Tiranës lancoi krijimin e grupit të punës për shqyrtimin e grupimit në një zonë të vetme të të gjitha lojrave te fatit që shtrihen në territorin e Bashkisë, ky grup ka realizuar sot dhe mbledhjen e tij të parë. Grupi i punës kryesohet nga kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, dhe në përbërje të tij janë dy zv.kryetarët, drejtorët e përgjithshëm dhe drejtoresha e Tatim-Taksave.

Grupi i punës ka klasifikuar si zonat më të mundshme për grupimin e lojrave të fatit dhe kazinove, zonën e Bregut të Lumit, Yzberishtin, Uzinën e Autotraktorëve e Tufinën. Grupi i punës do i propozojë Këshillit Bashkiak, vendosjen e një tarife të veçantë, e cila mund të arrijë në 50% të xhiros për lojrat e fatit.
 

Aktualisht, në bashkinë e Tiranës ushtrojnë aktivitet 56 njësi qendrore, kazino elektronike dhe baste sportive, të cilat kanë 1012 salla lojrash. Me këto masa, bashkia e Tiranës ka për qëllim të sigurojë një monitorim më të mirë të këtij aktiviteti dhe frenimin e problemeve sociale, komunitare dhe të kriminalitetit të lidhur me këtë aktivitet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›