Viti i ri shkollor, mungesa të teksteve në shkollat e mesme
Nxënësit në të gjithë shkollat shqiptare kanë nisur të marrin në dorë tekstet shkollorë ku emocionet më të veçanta natyrisht i kanë ata që hyjnë në klasë të parë.
Sipas prindërve dhe nxënësve nuk ka pasur mungesa të librave në sistemin 9-vjeçar ndërsa çmimet nuk kanë pasur ndryshime të ndjeshme.
E megjithatë edhe për këtë vit nuk kanë munguar problemet. Në shkollat e mesme janë hasur mangësi të librave për disa klasë.
Sipas ministrisë shpërndarja e librave për sistemin parauniversitar do të vazhdojë deri në datën 16 shtator dhe nxënësit mund ti tërheqin tekstet në shkollat ku ata janë regjistruar.