E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet grupi i PD Basha Rama fryme perccedilarese

Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar, ku është vendosur në lidhje me komisionet parlamentare që do të drejtohen nga opozita.

Grupi parlamentar ka zgjedhur deputeten Majlinda Bregu si kryetare e Komisionit parlamentar të Integrimit, Genc Pollo, kryetar i komisionit të Medias dhe Albana Vokshi, kryetare e komisionit parlamentar të Shëndetësisë. I pyetur nga mediat nëse në mbledhje kishte debate për përzgjedhjen e kryetarëve të komisionieve, kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka u shpreh se në demokraci ka gjithmonë debate. Më pas ishte kryetari Basha i cili deklaroi për mediat se në mbledhje u diskutua për frymën përçarëse të Kryeministrit Rama, që është aspak premtuese, sipas tij. "Qëndrimet e Ramës kanë treguar të kundërtën e asaj që ne kemi treguar", tha Basha. Sipas tij, është investuar për trajnimin e punonjësve të administratës dhe nuk do të lejohen pushime masive nga puna. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›