E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Statusi ne dhjetor I mundshem

Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi deklaron se arritja historike e marrjes së statusit kandidat për në Bashkimin Europian në muajin dhjetor, është e mundshme.

Ambasadori theksoi në fjalën e tij se rruga e Shqiperise drejt BE-së është për të kthyer muret në ura. "Fjalët e presidentit Barroso ishin shumë të qarta lidhur me mundesine historike te Shqiperise per te marre statusin kandidat. Perkushtim dhe angazhim i te gjitheve, qe kjo te behet realitet", u shpreh Sequi. Këtë deklaratë ambasadori e dha pas një takimi me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, zhvilluar në këtë institucion qeveritar shqiptar. "Ne diskutuam me Bushatin lidhur me hapat që duhen ndjekur pas vizitës së tij dhe Kryeministrit Rama në Bruksel, vizitë e cila ishte një sukses i madh. Kjo ishte një vizitë, që i bëri të mundur institucioneve të BE-së të mësonin për angazhimiet e qeverisë së re", u shpreh Sequi. Nga ana e tij, ministri Bushati rikonfirmoi vendosmërinë e Qeverisë shqiptare për të shkuar drejt plotësimit të standardeve. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›