E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet eskorta e Nishanit

Automjeti pararojë i eskortes që shoqëron lëvizjet e Presidentit të Republikës është përplasur paraditen e së enjtes teksa po dilte nga blloku i vilave qeveritare në plazhin e Durrësit.

Automjeti tip Mercedez Benz me targa te Ministrise se Brendshme MB 007 AA eshte perplasur me nje automjet me targa te huaja LU TR 320 qe drejtohej nga 36-vjeçari Shpetim Skuma nga Tirana. Nga hetimet e para ne vendin e ngjarjes rezulton se perplasja nuk ka qene e qellimshme. Si rezultat ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit qe paraprinte eskorten presidenciale, punonjesi i Gardes se Republikes, shtetasi S.V. Sherbimet e policise kane ndaluar drejtuesin e automjetit tjeter, 36-vjeccarin Skuma ndersa vijojne veprimet ne vendin e ngjarjes.   / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›