E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhet komisioni hetimor per masakren e Tivarit

Komisioni parlamentar qe do te hetoje masakren e Tivarit ka zhvilluar sot mbledhjen e radhes. Kryetari i komisionit deputeti demokrat Fatos Beja tha se objekti i hetimit do te jete roli i shtetit shqiptar ne ate kohe ne kete ngjarje qe daton ne vitin 1945.

Ndersa deputetja demokrate Mesila Dode tha se komisioni disponon nje telegram ku vihet ne dijeni per masakren Ramiz Alia Koci Xoxe por edhe Enver Hoxha. Sipas saj shteti shqiptar kishte dijeni per masakren por nuk reagoi per lidhjet me Jugosllavine.

Dode gjithashtu ftoi opoziten te shkeputet nga e shkuara dhe te behet pjese e ketij hetimi te rendesishem.

Komisioni Hetimor per Masakren e Tivarit ishte nje iniciative e kryeministrit Berisha i cili akuzoi publikisht per genocid ne kete ngjarje ish-presidentin Ramiz Alia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›