E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi pritet nga Presidenti amerikan Barak Obama

Presidenti Bamir Topi dhe zonja e pare Teuta Topi eshte pritur mbreme nga presidenti i Shteve te Bashkuara te Amerikes Barak Obama ne pritjen zyrtare qe ai dha se bashku me Zonjen e Pare amerikane Mishel Obama ne Muzeun e Historise se Natyres te Nju Jorkut per nder te presidenteve te vendeve pjesemarrese ne punimet e sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Gjate takimit te dy Presidentet vleresuan marredheniet e shkelqyera historike mes Shqiperise dhe SHBA-ve si dhe bashkepunimin e ngushte e strategjik si dy vende aleate e partnere. Presidenti Topi i shprehu mirenjohjen homologut Obama per mbeshtetjen e pakursyer dhe te vazhdueshme te shtetit dhe administrates amerikane per kombin dhe ceshtjen shqiptare duke e siguruar njekohesisht se Shqiperia do te vazhdoje te mbetet nje aleat shume besnik dhe i besueshem jo vetem si anetare e NATO-s por edhe ne kuader te luftes kunder terrorizmit nderkombetar dhe ne perballimin e sfidave te perbashketa globale.

Nderkohe diten e djeshme Presidenti Topi ishte i ftuar i nderit ne mbremjen gala te organizuar nga Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan NAAC-u ku te ftuar ishin gjithashtu edhe Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Thaci kongresmene politikane dhe diplomate te shquar te administrates amerikane si ish-ambasadoret Berns Uoker Uizner etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›