E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjedisi Mediu bisedon me parlamentarin Pritchard

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu priti ne nje takim parlamentarin anglez Mark Pritchard i cili shoqerohej edhe nga nga ambasadorja e Mbreterise se Bashkuar ne Shqiperi zonja Fiona Mclleham si dhe nga ambasadori i Shqiperise ne Mbreterine e Bashkuar zoti Zef Mazi.

Parlamentari britanik u njoh me problemet mjedisore ne Shqiperi kryesisht per sektorin e mbetjeve dhe ate te bio-diversitetit per te cilat shprehu interes te vecante.

Parlamentari anglez shprehu angazhimin e tij se shume shpejt do te hidhen bazat e institucionalizimit te marredhenieve ne fushen e mjedisit mes Shqiperise dhe Anglise duke organizuar nje vizite te ministrit Mediu ne vendin mikper zyrtarizimin e marredhenieve me ane te nje memorandumi bashkepunimi mes dy homologeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›