Abuzimet me letrat me vlere ne gjyq bankat e SHBA

Shtetet e Bashkuara do të hedhin në gjyq bankat më të mëdha të vendit për shkak të abuzimeve me letrat me vlerë. E përditshmja prestigjoze "New York Times" citon një raport të agjencisë që monitoron tregun e kredive për shtëpi e cila synon të hedhë në gjyq më tepër se 10 banka të mëdha nën akuzën se kanë prezantuar në mënyrë të gabuar paketat e kredive për shtëpi. Agjencia Federale për financimin e strehimit, e cila efektivisht mbikqyr kompani gjigande si Fannie Mae dhe Freddie Mac, pritet të ngrejë padi kundër Bankës së Amerikës, JPMorgan Chase, Goldman Sachs dhe Deutsche Bank, ndërmjet të tjerash.
Times raportoi se paraqitja në gjykatë nuk do të vonojë duke cituatr tre burime anonime. Cështjet pasojnë fletëthirrjet e lëshuara për bankat nga agjencia vitin e kaluar. Sipas New York Times agjecia qeveritare pretendon se bankat, të cilat grumbulluan vlera hipotekore për ti shitur më pas si letra me vlerë për investitorët nuk kaluan të gjitha hapat e parashikuara nga ligji e për rrjedhojë nuk paraqitën as të dhëna e dëshmi ku tregoheshin në fakt se të ardhurat e huamarrësve ishin të pamjaftueshme për kreditë e kërkuara prej tyre shpesh të ekzagjeruara por edhe të falsifikuara. Fannie Mae dhe Freddie Mac humbën më shumë se 30 miliard dollarë, pjesërisht për shkak të blerjes së këtyre letrave me vlerë në fund të 2008. Por humbjet, argumenton agjencia, mbulohen kryesisht me paratë e taksapaguesve.
Delina Bitraku