Mblidhet kryesia e PD-së, pritet të nisin procedurat për përzgjedhjen e kryetarit
Mblidhet sot në mesditë kryesia e Partisë Demokratike ku pritet të nisin edhe procedurat për zgjedhjen e lidershipit të ri të partisë.
Lajmi konfirmohet për Ora News nga burime brenda PD-së të cilat theksojnë se mbledhja e kryesisë do të zhvillohet në orën 13:00 ndërsa pritet se ajo të kryesohet nga Sali Berisha.
Gjatë fjalimit të dorëheqjes së tij nga posti i kryetarit të PD-së Sali Berisha theksoi se do të jetë ai në krye të organizimit për përzgjedhjen e lidershipit të ri.
Në përputhje me statutin e Partisë Demokratike do të qëndroj në timonin e saj për të organizuar zgjedhjen nga anëtarësia e PD-së të lidershipit të ri, të cilin do ta mbështesim të gjithë së bashku dhe të ecim nën udhëheqjen e tij, drejt fitores së betejës më të afërt që na pre!, u shpreh dy ditë më parë Berisha.