E Diel, 1 Nëntor 2026

Dajti:Sajmir Duçkollari u vra nga një oficer policie

Duket se Dritan Dajti do ta mbajë premtimin e dhënë disa ditë më parë, kur deklaroi se pas 23 qershorit ai do të flasë për ngjarjen, ku u vranë 4 oficerë policie.

Në seancën e sotme gjyqësore Dajti ka deklaruar ai nuk është autori që ka ekzekutuar policin Sajmir Duçkollari, duke ngritur pretendime se është vrarë nga një kolegët e tij.

Sajmir Duçkollarin e vrau pas shpine një oficer policie që ndodhej në vendngjarje.  Sajmir Duçkollari ishte i veshur civil dhe nuk ishte pjesë e operacionit për arrestimin tim. Këtë fakt e vërteton edhe plani i hartuar nga Arian Muça. Drejtori i ruajtes së dëshmitarëve Arjan Muça në vitin 2009 ka qënë drejtor i policëve të vrarë ka deklaruar Dajti.

Por pretendimet e të pandehurit janë hedhur poshtë nga ekspertiza sipas së cilës oficerit të policisë Sajmir Duçkollarit i është gjetur një plumb në kokë që ka dalë nga arma e Dritan Dajtit.

Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›