E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mblidhet nënkomisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KLGJ dhe KLP nga shoqëria civile

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Nën drejtimin e kryetares Klotilda Bushka u zhvillua mbledhja e radhës së nënkomisionit “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që përfaqësojnë shoqërinë civile”.

Në bazë të procedurës, Bushka fillimisht hodhi për votim listën e kandidatëve të skualifikuar: Altin Hazizaj, Altin Shegani, Jueda Lamçe dhe Lefterije Luzi.

Pas votimit asnjë prej kandidatëve të s’kualifikuar nuk arriti të marrë numrin e votave të kërkuara dhe të kalojë në listën e kandidatëve të kualifikuar për të vijuar procedurën për plotësimin e vakancave në KLGJ dhe KLP.

Bushka njoftoi se lista e kandidatëve të kualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm nga e cila do të përzgjidhen anëtarët e rinj në KLGJ që përfaqësojnë shoqërinë civile është: Erion Fejzulla dhe Violanda Theodhori, ndërsa për të plotësuar vakancat në KLP është kandidati Erion Fejzulla.

Pas diskutimeve, me dakordësi u vendos që në mbledhjen e radhës të zhvillohen dëgjesat me kandidatët e kualifikuar.

1 nga 4

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›