Mblidhet nesër Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Prishtinë-Gjatë ditës së nesërme në Kosovë, mbahet mbledhja e parë e Këshillit Konstituiv për formimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës. Gjatë kësaj mbledhje do të miratohet rregullorja e punës si dhe do të diskutohet për situatën e sigurisë në vend. Në përbërjen e këtij organi nuk do të ketë përfaqësues ndërkombëtare, por ata do të ftohen të marrin pjesë në çdo mbledhje. Në përbërje të këtij Këshillido të jenë: kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dy zëvendëskryeministrat, Hajredin Kuçi dhe Ramë Manaj, Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Sasha Rashiç. Formimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës është paraparë me planin gjithëpërfshirës të Marti Ahtisarit.