Partitë shqiptare kundërshtojnë Cërvenkovskin
Shkup - Partitë shqiptare janë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO , e jo për ndarjen e saj. Deklarata e Presidentit maqedonas, Branko Cërvenkovski, se shqiptarët mund të kërkojnë ndarjen e Maqedonisë, nëse kjo e fundit nuk heq dorë nga beteja e saj rreth Maqedonisë antike, është cilësuar nga partitë shqiptare si tendencë për ta zhvendosur problemin e çështjes së emrit të shtetit tek shqiptarët. Subjektet shqiptare kërkojnë nga autoritetet maqedonase që sa më parë ta zgjidhin problemin e emrit, i cili mban peng anëtarësimin e këtij shteti në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Këtë deklaratë të Cërvenkovskit, partitë shqiptare në Maqedoni e konsiderojnë si tendencë për ta hedhur problemin e emrit te shtetit tek shqiptarët. Cërvenkovski ka thënë se shqiptarët mund të kërkojnë ndarjen e Maqedonisë, nëse kjo e fundit nuk heq dorë nga beteja e saj rreth Maqedonisë antike, duke rrezikuar kështu procesin e integrimeve euroatlantike.