Interi merr arratinë drejt titullit kampion
Skuadra e Interit me fitoren e arritur kundër Leçes 3-0 në transfertë është shëkputur nga Milani me plot 8 pikë, falë edhe barazimit të këtyre të fundit me Rexhinën. Kampionët e Italisë nuk e vunë për asnjë moment në dyshim fitoren që në fillimin e takimit.
Javën e ardhshme Interi do të ketë një përballje direkte me rivalët për titull, Milanin. Për këtë supersfidë një lajm i mirë vjen për interistët, pasi Milani nuk do të ketë në dispozicion shtyllën kryesore të formacionit, Rikardo Kakanë. Braziliani pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Rexhinën pritet të qëndrojë për të paktën një muaj larg fushave. Rivali tjetër, Juventusi, me luhatjet e shumta, të kushtëzuara edhe nga dëmtimet, nuk duket se do t’i sjellë shumë pengesa kampionëve në fuqi.
Megjithatë, ndeshja e javës së ardhshme kundër Milanit do të përcaktojë shumë për ecurinë e mëtejshme të Interit. Një fitore do ta shkëpuste atë me 11 pikë nga Milani, çka do të ishte shumë për t’u rikuperuar nga këta të fundit.
Më poshtë do të paraqesim golat e shënuar nga Interi në portën e Leçes.