Mblidhet nesër grupi parlamentar i PS-së
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste mblidhet nesër, në mbledhjen e tij të parë pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit.
Mbledhja e grupit do të zhvillohet nën drejtimin e kreut të PS-së Edi Rama ndërsa pritet që të bëhet edhe një analizë e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.
Gjithashtu pritet që në mbledhje të diskutohet edhe për heqjen e mandateve të deputetëve të cilët do të marrin postet ministrore.
Partia Socialiste mori në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 66 mandate deputeti.