Mblidhet sot KLD, pritet zgjedhja e nënkryetarit
TIRANE-Këshilli i Lartë i Drejtësisë mblidhet sot për herë të parë nën drejtimin e Presidentit Bujar Nishani.
Në rendin e ditës janë përcaktuar zgjedhja e nënkryetarit të këtij institucioni të drejtësisë, si dhe zëvendësimi i kryeprokurorit të Tiranës, Artan Zeneli. Ky i fundit u zgjodh nga Parlamenti në fund të korrikut, për anëtar të Gjykatës së Lartë, duke e lënë vakant këtë post. Ndërsa nënkryetari i KLD-së, mbeti vend vakant që në muajin prill, ku u shkarkua nga detyra Kreshnik Spahiu, aktualisht kreu i Aleancës Kuq e Zi. Topi në 17 prill propozoi gjyqtarin Ilir Mustafaj si zëvëndësuesin e tij. Kandidatura u quajt antikushtetuese në atë kohë nga ministri i Drejtësisë pasi presidenti mund të zgjidhte vetëm mes 3 anëtarëve të KLD-së të propozuar nga Kuvendi, siç kishte qenë dhe vetë Spahiu.
(d.b/GSH/BalkanWeb)