E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet sot Sofra Tiranse

Tiranë, 7 dhjetor NOA - Sofra Tiranase, një aktivitet i përvitshëm, i cili sjell këngëtarët më të mirë popullorë, sivjet në edicionin e tij të pestë. Spektakli do të mbledhë sonte në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve, jo vetëm tiransit, por të gjithë artdashësit që duan folkun, muzikën pop, etj. Prej disa vitesh ky aktivitet ka pësuar risi në mënyrën sesi e koncepton organizimin e këtij aktiviteti.

Sofra Tiranase është një spektakël origjinal, i cili nisi në sheshin Nënë Tereza dhe më pas në skenat e Piramidës, TKOB-së dhe së fundmi, prej pesë vitesh, në Pallatin e Kongreseve. Me kalimin e viteve ai solli përfshirje të disa zhanreve të muzikës si :muzikë popullore, muzikë e lehtë dhe pjesë instrumentale për formacione orkestrale të muzikës së dhomës e asaj klasike.

Spektakli i sivjetshëm do të ketë të ftuar special pianistin Ekland Hasa, njëri nga instrumentistët shqiptarë që interpreton në skenat italiane dhe evropiane. Programi i tij përmban ritme dhe motive andaluziane, sa klasike, aq edhe popullore.
Nuk do ti mungojë spektaklit edhe formacioni i fanfarave Tirana Neë Band, që pretendojnë të sjellin në skenë atmosferën alla Bregoviç. E ftuar speciale e kësaj mbrëmjeje do të jetë edhe këngëtarja kosovare Shyhrete Beluli, e cila do të këndojë këngë epike.

Regjisor i spektaklit është Milto Kutali, skenografia nga Ilir Martini, producent, Arben Tafaj.

m.s/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›