Mblidhet tryeza e opozitës: Do protestojmë pas normalizimit të situatës nga përmbytjet

Ka përfunduar tryeza e opozitës në hotel "Tirana" e cila ka vendosur që opozita do të presë derisa të normalizohet situata nga përmbytjet në veri dhe më pas të vazhdojë me protestat e hapjes së kutive të votimit.
Kreu i PLD-së Spartak Ngjela pas takimit në një prononcim për mediat u shpreh se opozita do të presë normalizimin e situatës dhe më pas do të vazhdojë protestat për hapjen e kutive.
Nuk mund të kishim një axhendë normale për kutitë në situatën e vështirë që ndodhen banorët në Shkodër theksoi Ngjela duke shtuar se situata nuk është si pasojë e natyrës por si pasojë e keqmenaxhimit të qeverisë.
"Solidarizohem me fatkeqësinë dhe me gjithçka që ka të bëjë me shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe të mundohemi për të ulur koston e dëmit" theksoi Ngjela.