E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Digat të sigurta, paniku i përhapur për qëllime politike

Kryeministri Berisha u shpreh në mbledhjen e qeverisë garantoi qytetarët e Shkodrës se digat janë mjaft të sigurta dhe se nuk do të ketë asnjë shpërthim të tyre. Berisha duke i cilësuar panikun e hapur për shpërthimin e digave si gojë të liga që bëhen për pasojë të qëllimeve të mbrapshta politike theksoi se nuk do të ndodhë asgjë me digat
"Sistemi i digave është në siguri të plotë dhe se shkarkimet e deritanishme nuk janë as gjysma e më kulmoreve të vitit 2004 theksoi Berisha duke shtuar se këta persona të pamoralshmëm janë përpjekur të shqetësojnë banorët.
Berisha gjithashtu ka përshëndetur evakuimin e banorëve të zonave të përmbytura dhe i ka bërë thirrje sërish banorëve të cilët refuzojnë të evakuohen që të largohen sepse situata është mjaft kërcënuese.
"Dua të përgëzoj forcat e rendit, autoritet vendore, komiteti i emergjencës të cilët kanë menaxhuar me kopetencë dhe eficencë të situatës në zonat e përmbytura" theksoi Berisha.
"Komiteti të hapë një numër llogari ku të vendos një rrogë të kryeminitrit si kontributë modest për këto zona" u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›