Përmbytjet,Rama thirrje banorëve të evakuohen

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një konferencë i ka bërë thirrje banorëve të komunat e përmbytura në qarkun e Shkodrës të evakuohen.
"është ora që të krijohet një lëvizje kombëtare dhe solidariteti dhe është ora që çdo banor të evakuohet dhe ne nuk do t'i ndahemi qeverisë deri sa të kompesohet të gjithë banorët deri në qindarkën e fundit" theksoi Rama.
Sipas Ramës kjo situatë nuk vjen si pasojë e ngrohjes globale por si pasojë e keqmenaxhimit të qeverisë. Rama gjithashtu i ka bërë thirrje kreut të shtetit Topi të mbledh këshillin e sigurisë kombëtare për të analizuar masat që duhen marrë për përballimin e situatës.
"është ora që qeveria t'i lërë justifikimet dhe të garantojë tranparencë të plotë, për çdo element dhe duhet t'ia kursej shqiptarëve panikun" theksoi Rama.
Ndërkohë Rama ka deklaruar se Partia Socialiste ka hapur dy llogari bankare ku shqiptarët mund të depozitojnë shuma parash në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura në qarkun e Shkodrës.
"PS-ja ka hapur në mesditë dy llogari dhe një shumë sado e vogël është shumë e madhe për ata banorë që ndodhen në vështirësi" theksoi Rama duke shtuar se
kodet bankare për të mbledhur shumat do të jenë transparente.