Mbrëmë Ath.Madrid, sot Reali, për Vilanovën

Lojtarët e Athletico Madrid para ndeshjes së mbrëmshme me Celta Vigon kishin veshur fanela në përkrahje të Tito Vilanovës me mbishkrimin "Animo Tito".
Këtë shembull të mirë do ta ndjekë edhe Real Madridi para ndeshjes me Malagën.
Skuadra madrilene ka paralajmëruar se do të nisë ndeshjen në fanelat "Animo Tito" në përkrahje të trajnerit spanjoll. Iniciativa të tilla janë të njohur edhe në rastin e sëmundjes së Erik Abidal./Indeksonline/