E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terr, shumë terr për Inter

Pas humbjes nga Lazio në Serie A, Interi nuk ka mundur të kthjellet duke marrë edhe një goditje të radhës.

Në stadiumin e saj, Inter nuk ka arritur më shumë se një pikë në ndeshjen me skuadrën që ndodhet në pjesën e poshtme tabelare, Genoa.

1 me 1 ishte rezultati i ndeshjes, madje këtë pikë Inter e siguroj vetëm në minutat e fundit.

Immobile në minutën e 77 shënoj për mysafirët për 0 me 1. Një pikë për Interin e siguroj Cambiaso me golin e shënuar në minutën e 85 të ndeshjes.

Pas këtij barazimi, Inter mbetet në pozitën e dytë por që tani ka plot 9 pikë më pak se Juventus që është lider./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›