Pep Guardiola është në Barcelonë!!

Trajneri më i mirë viteve të fundit në futboll, Pep Guardiola është parë në mëngjesin e sotëm në Barcelonë. Guardiola ka befasuar të gjithë kur ka zbritur në aeroportin e Barcelonës duke lënë të shtangur plot njerëz katalonas të cilët u çuditën kur e panë atë përsëri në Spanjë.
Pep Guardiola ka lënë përkohësisht Amerikën për të vizituar ish asistentin e tij për shumë vite te Barcelona, tani trajneri e kësaj skuadre Tito Vilanova pas operacionit të kryer.
Guardiola thuhet se do të jetë për disa kohë me Vilanovën ndërsa do të kaloj festat e fundvitit në Spanjë.
Por nuk përjashtohet edhe negociatat me Barcelonën për të rimarrë përkohësisht këtë skuadër deri në shërimin e Tito Vilanovës./Indeksonline/