Vllaznia pret në “Loro Boriçi” kampionët e Dianmos
Shkodër - Vllaznia e Shkodrës do të presë Dinamon në ndeshjen e parë të vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Republikës. Shkodranët e kanë fituar 6 herë këtë eveniment, ndërsa Dinamo është shpallur fituese 13 herë.
Këto dy ekipe janë përballur më parë në këtë kompeticion plot 33 herë. Secila skuadër ka arritur të marrë nga 12 fitore, ndërsa, 9 ndeshje të tjera janë ndarë në barazim. Golavorazhi anon në anën e shkodranëve, 39-32.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 14:30, dhe do të gjykohet nga Tanush Latifi.