E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbremja poetike dedikuar poetit te shquar shqiptar Lasgush Poradeci

Mbrëmja poetike dedikuar poetit të shquar shqiptar, Lasgush Poradeci evidentoi edhe violinçelistin e talentuar, Iljard Shaba, i cili performoi pjesë të zgjedhura muzikore në një skenë të krijuar si një guaskë e madhe, ku valët e improvizuara të liqenit dhe rrjetat e peshkimit krijuan një ambjent të ngjashëm me atë në poezitë e Poradecit. Instrumentisti Shaba tha se poezitë e Poradecit janë mjaft të ngjashme me tingullin e violinçelit. Gjithashtu violincelisti, synon që të krijoj individualitet në performancat e tij. Artisti i talentuar mendon që performancën e mbrëmjeve poetike ta shtrijë më gjerë si teatër dhe pse jo edhe në film.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›