E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona fitoi Kupen e Mbretit ne Spanje

U fitua një tjetër kupë, e 26-ta e Mbretit dhe iu bë përcjellja e duhur arkitektit të kësaj skuadre. Barcelona fitoi 3-0 finalen e Kupës së Mbretit ndaj Atletikut të Bilbaos në “Visente Kalderon” të Madridit, falë golave të Pedros e Mesit, duke mbyllur në mënyrë pozitive këtë sezon futbolli.
Pep Guardiola e drejtoi për herë të fundit skuadrën e tij të zemrës, ndërsa frenat do t’i marrë në dorë ndihmësi i tij, Tito Vilanova.
Çështja e trofeut u mbyll shumë shpejt, pasi Pedro shënoi pa kaluar mirë 3 minuta, më tej Mesi dyfishoi shifrat në minuën e 20-të dhe sërish Pedro tundi rrjetën katër minuta më pas.
Superioriteti i katalanasve ishte absolut dhe Barça luajti si në kohët e saj më të mira, duke mos i lënë asnjë shans kundërshtarit. Bilbao pati fatin e keq që luajti ndaj gjigandëve “blaugrana” në momentin më të papërshtatshëm, pikërisht mbrëmjen e përcjelljes së Guardiolës.
Bilanci i sezonit 2011-2012 është i tillë që Barcelona fitoi Superkupën e Spanjës, Superkupën e Europës, Kupën e Botës për klubet dhe tani Kupën e Mbretit. Jo, keq, ndërsa në kampionat përfundoi e dyta dhe në Champions u eleminua habitshëm në gjysmëfinale nga Çelsi.
Kjo fitore katalanasve siguron që Superkupa e Spanjës do të jetë sërish me Realit dhe Barçës në muajin gusht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›