E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbrëmje muzikore me Ansamblin e Ballkanit – Koncerti solli vepra të kompozitorëve të njohur

Ansambli unik i muzikës së dhomës‚ “Ballkan pro artes extet”, solli një koncert të veçantë  në skenën e Universitetit të Arteve me një program të larmishëm i cili përfshinte vepra të kompozitorëve shqiptar dhe të huaj, por edhe tinguj të cilët luheshin për herë të parë në këtë koncert duke ofruar një repertor të pasur i cili reflektonte diversitetin dhe bashkimin kulturor të rajonit.

“Koncertin që ne sjellim sot për publikun artdashës ishte i përbërë nga vepra klasike të ndryshme por edhe vepra shqiptare të cilat nuk duhet të humbin vlerën e tyre”, u shpreh u shpreh pedagogu Orges Malaj.

Ky koncert u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Universitetin e Arteve, duke shënuar një ngjarje të rëndësishme për skenën muzikore ballkanike. Ndërsa ky koncert erdhi nën vazhdën e tij koncertore në shtete si Kosova, dhe Maqedonia e Veriut.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›