E Hënë, 2 Nëntor 2026

Marrëveshja për mineralet, ministri i Jashtëm: Ukraina dhe SHBA po punojnë drejt një teksti të pranueshëm

Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha ka deklaruar se Ukraina do të punojë me Shtetet e Bashkuara drejt një teksti të pranueshëm reciprokisht të marrëveshjes mbi mineralet që të dy vendet mund të nënshkruajnë.

Duke folur në një konferencë për mediat një raund konsultimesh ishte zhvilluar tashmë mbi një draft të ri të marrëveshjes së mineraleve dhe se një marrëveshjeje që siguron një prani të fortë të biznesit amerikan në Ukrainë do të kontribuonte në infrastrukturën e sigurisë së vendit të tij.

“Ky proces do të vazhdojë dhe ne do të punojmë me kolegët tanë amerikanë për të arritur një tekst të pranueshëm reciprokisht për nënshkrim”, tha Sybiha.

Deklarata erdhi pasi Presidenti i SHBA Donald Trump tha të dielën se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëshiron të tërhiqet nga marrëveshja, duke paralajmëruar se lideri ukrainas do të përballet me probleme të mëdha nëse e bën këtë.

Uashingtoni i propozoi Kievit një marrëveshje të zgjeruar për mineralet pasi të dy palët dështuan në nënshkrimin e marrëveshjes kornizë gjatë vizitës së Zelenskyt në SHBA në fund të shkurtit, e cila përfundoi me Trump që e qortoi atë në Zyrën Ovale.

Propozimi i rishikuar do të kërkonte që Kievi t’i dërgojë Uashingtonit të gjitha fitimet nga një fond që kontrollon burimet e Ukrainës derisa Ukraina të kishte shlyer të gjithë ndihmën amerikane të kohës së luftës, plus interesin.

Zelensky tha të premten se Ukraina nuk do të pranonte asnjë marrëveshje për të drejtat e mineraleve që kërcënonte integrimin e saj me BE-në, por se ishte shumë herët për të gjykuar mbi marrëveshjen e rishikuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›