Mbretëresha Elizabeta hap Lojërat Paraolimpike

Mbretëresha Elizabeta e Britanisë pritet që zyrtarisht të hapë sonte në mbrëmje Lojërat Paraolimpike 2012 në Londër.
Lojrat Paraolimpike, që janë për atletët me aftësi të kufizuara fizike, mbahen menjëherë pas Lojërave Olimpike, në Londër.
Në këto lojëra pritet të marrin pjesë më shumë se 4 mijë e 200 atletë nga 166 vende, një numër rekord të cilët garojnë në 20 sporte.
Lojërat do të vazhdojnë deri më 9 shtator.
Lojërat e para Paraolimpike janë mbajtur në Romë në vitin 1960, por Britania konsiderohet si “shtëpia shpirtërore” e spektaklit, pasi gara e parë e njohur sportive për atletët me aftësi të kufizuara u mbajt në vitin 1948 në qytetin anglez Mandevill Stok.