E Diel, 1 Nëntor 2026

Fotot në "Facebook", Ministri Noka padit në Gjykatë deputetin Tahiri

TIRANË-Fotot me Nokën të hedhura në 'Facebook' nga deputeti Tahiri, pasi bënë xhiron në media, marrin rrugëtimin sot drejt Gjykatës së Tiranës. Ministri i Brendshëm, Flamur Noka depozitoi në Gjykatën e Tiranës një padi civile për shpifje ndaj deputetit socialist Sajmir Tahiri.

Pak ditë më parë Tahiri publikoi në rrjetin social ‘Facebook’ disa fotografi, në të cilat ai pretendon se ministri Noka kishte takuar shoferin e Arben Frrokut, të dyshuarin kryesor të Policisë për vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj. Në foto paraqitej dhe zv/ministri i Brendshëm, Arben Ristani.
Në reagimin e saj të hershëm, Ministria e Brendshme, hodhi poshtë si të pavërteta deklarimet e deputetit socialist, mbi një takim të ministrit, me njerëz që kanë lidhje me biznesmenin Arben Frroku, ndërsa lajmëroi ngritjen e një padie.

Pas kësaj Tahiri do të shkruante po në 'Facebook': ‘Vazhdoni merruni me ne, me padi ndaj deputetëve të opozitës. Ne do merremi me qytetarët, për t'ua bërë jetën më të sigurt”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›