E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbreteria e Spanjes nen hetim

E hetuar për korrupsion. Kristina e Spanjës, vajza e dytë e Mbretit Huan Karlos, është përfshirë në hetimet që kanë si objektiv dhe bashkëshortin e saj si dhe ish partnerin në biznes. Akuza është përfitim i apligjshëm i fondeve publike me një vlerë prej 6 milion eurosh.
Kjo është hera e parë në historinë e monarkisë spanjolle që një anëtar i familjes mbretërore përfshihet në një hetim.
Deri tani nuk ka pasur asnjë koment nag qeveria konservatore.
Ndërsa në Madrid lajmi është pritur si një pasojë logjike e një skandali të njohur prej muajsh nga opinioni publik.
Në fondacionin Noos të drejtuar nga bashkëshorti Urdangarin, Kristina kishte postin e sekretares në komitetin drejtues.
Hetimi i parë për përfitim të fondve publike të drejtuara nga fondacioni i drejtuar nga Inaki Urdangarin u hap dy vjet më parë. Tashmë gjykatësi i Palma de Majorka Hoze Kastro ka kërkuar paraqitjen në gjyq dhe të Kristinës në 27 prill.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›