Reduktohet me 20 mije dollare paga e Presidentit Obama
Një reduktim prej 5% të pagës së tij prej 400 mijë dollarësh në shenjë solidariteti me nëpunësit federalë që po përballen me shkurtimet e vendeve të puëns dhe uljet e pagave. Vendimi më i fundit presidentit amerikan Barak Obama vjen pas shkurtimeve prej 85 miliardë dollarësh, që për shkak të mungesës së marrëveshjes mes republikanëve dhe demokratëve në kongres, do të rëndojnë tek programet federale dhe si rrjedhim tek qindra mijëra nëpunës publikë.
Presidenti Obama në këtë mënyrë ka vendosur ti japë 20 mijë dollarë nga paga e tij buxhetit të shtetit, duke ndjekur shembullin e sekretarit të mbrojtjes Çak Hagel, i cili hoqi dorë nga paga e tij për 14 ditë në shenjë solidariteti me 750 mijë nëpunësit civiloë të departamentit që do të qëndrojnë në shtëpi një ditë në javë për 14 javë. Në viin 2011, deklarimi i pasurisë së Obamës dhe zonjës së parë ishte 790 mijë dollarë, kundrejt 1.7 milionë dollarë në 200-ën dhe 5.5 milionë dollarë në 2009-ën. Gjysmat e të ardhurave vijnë nga paga e presidentit Obama dhe nga fitimet për shitjen e librave të tij. Ndërkohë që cifti Obama kanë dhënë për bamirësi rreth 172 mijë dollarë.