E Shtunë, 31 Tetor 2026

eceni digjet gratacela e Groznit asnje viktime

Nuk ka shkaktuar të vdekur dhe as të plagosur zjarri në gratacelën më të lartë të Groznit, simbol i rimëkëmbjes së kryeqytetit çeçen pas shaktërrimit nga lufta në vitet ’90. zjarri duket të jetë shkaktuar nga një qark i shkurter në impiantin elektrik të ndërtesës 45 katëshe. Ndërtesa ishte ende e pabanuar dhe ndodhej në lagjen e re të qytetit. Dhjetëra zjarrfikësve u janë dashur më shumë se 7 orë për të rimarrë situatën nën kontroll. Flakët kanë arritur në pikën më të lartë të ndërtesësh ku ndodhet dhe ora rrethore më e madhe në botë me një diametër prej 14 metrash. Lideri cecen Kadirov pikërisht në këtë ndërtesë i kishte dhuruar një apartament dhe aktorit francez Depardjë që prej disa kohësh ka marrë nënshtetësinë ruse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›