E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbretërit mposhtin Mallorcan

Real Madridi i është kthyer fitores pas barazimit befasues të xhiros së kaluar kundër Almerias.

Los Blancos kanë shënuar fitore me rezultat 1-0 në takimin e zhvilluar të dielën mbrëma në Santiago Bernabeu.

Vendasit ishin skuadër më e mirë në fushë, mirëpo arritën të shënojnë vetëm njëherë.

Tre pikë Realit në këtë takim ia siguroi Karim Benzema, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 61-të.

Me këtë fitore, Mbretërit sërish ngushtojnë epërsinë në katër pikë me liderin Barcelona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›