E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani fiton ndaj Cesenas

Kuqezinjtë kanë shënuar fitore 2-0 kundër Cesenas në takimin e fundit të javës së 21-të në Serie A.

Vendasit kaluan në epërsi përmes një autogoli të Maximiliano Pellegrinos në fund të pjesës së parë, mirëpo merita për këtë gol kishte Antonio Cassano dhe Zlatan Ibrahimovic.

Si në fund të pjesës së parë, ashtu edhe në fund të pjesës së dytë, Milani realizoi edhe një herë, ndërsa realizues ishte Ibrahimovic, i cili u asistua nga Robinho.

Pas kësaj fitoreje, Milani ka 44 pikë, katër më shumë se Napoli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›