Mbreti Abdullahm i bën thirrje Asad për dorëheqje

Mbreti Abdullah i Jordanisë, është lideri i parë i botës arabe që kërkon hapur dorëheqjen e presidentit të Sirisë, Bashar al Asad.
Në një intervistë për BBC, Abdullah i bëri thirrje Asadit, të nisë sa më parë dialogun me opozitën për të ndërmarrë reformat e nevojshme që do t`i jepnin fund dhunës në Siri.
“Nëse Bashar do të vendosë si primarë interesat e vendit të tij, duhet të dorëhiqet. Kjo do të mundësonte që Siria të hynte në një fazë të re politike”, tha ndër të tjera për BBC, mbreti Abdullah.
Monarku i Jordanisë është një ndër liderët arabë që ka kritikuar më fort dhunën disa mujore në Siri. Por qendrimi i tij i fundit ka shkuar përtej thirrjeve të Ligës Arabe, që prej muajsh kërkon ndaljen e shtypjes me dhunë të protestave.