E Diel, 1 Nëntor 2026

PRS: Ndjekje penale ndaj Tadiçit dhe të tjerëve

Partia Radikale Serbe ka kërkuar sot nga Prokuroria republikane që ta inicoj procedurën penale kundër presidentit Boris Tadiç, kryeministrit Mirko Cvetkoviç, ministrit për Kosovën Goran Bogdanoviç, dhe shefit të ekipit negociator, Borisllav Stefanoviç, pasi janë në procesin e “njohjes së pavarësisë së Kosovës”.

Në konferencën e sotme për gazetarë në Kuvendin e Serbisë, deputeti nga kjo parti opozitare, Boris Aleksiç, ka theksuar se ata e kanë shkelur Kodin penal dhe se me marrëveshjet me Prishtinën e kanë rrezikuar tërësinë territoriale të Serbisë.

“Nuk e kemi të qartë se përse prokuroria nuk ka reaguar, pasi është e qartë se regjimi i Boris Tadiçit, është lëshuar në njohjen faktike të pavarësisë së Kosovës”, tha Aleksiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›