E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papadimos: Të rivendosim besimin te Greqia

Në fjalën e mbajtur në seancën parlamentare Kryeministri i ri i Greqisë Lukas Papadimos tha se objektivi kryesor për vendin është mbajtja e Greqisë në eurozonë.

Sipas tij, të rinjtë duhet të kenë mundësi të jetojnë në vendin e tyre dhe për këtë duhet rivendosur besimi te Greqia.

Papadimos theksoi se zbatimi i vendimeve të 26 tetorit është domosdoshmëri për vendin.

Kryeministri grek tha se masat e rrepta, provokojnë durimin e njerëzve, e ardhmja e të cilëve pavarësisht sakrificave, duket e pasigurt, duke nënvizuar faktin se ka pasur vonesa në reforma dhe privatizime.

Ndërkaq votëbesimi i qeverisë teknike pritet të bëhet mbrëmjen e së mërkurës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›