E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmet ajrore të NATO-s vrasin gabimisht nëntë policë afganë

Zyrtarët afganë thanë se sulmet ajrore nga forcat ndërkombëtare kanë vrarë nëntë policë afganë në një përleshje gjatë së cilës palët e kishin identifikuar gabimisht njera-tjetrën si armike.

Zëvendës guvernatori i provincës Farah tha se luftimet filluan në distriktin e Anar Derah-it para agimit të së dielës. Ai tha se pas kësaj  policët kishin hapur zjarr kundër trupave të koalicionit duke menduar se ato ishin forca  talebane.

Zyrtari i qeverisë afgane tha se trupat e huaja  kërkuan ndihmë nga ajri, dhe si pasojë e sulmit nga ajri u vranë nëntë policë dhe u plagosën të paktën katër të tjerë, duke përfshirë shefin e policisë së një distrikti.

Zyrtarë të koalicionit të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara thonë se po zhvillojnë hetime rreth incidentit. //bsa//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›