E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbreti Charles III feston ditëlindjen, nisin festimet me paradën “Trooping the Color”

Spektakli tradicional ushtarak është një element kryesor në planin mbretëror duke tërhequr turma të mëdha dashamirësish në Londër. Monarku është kreu i forcave të armatosura të Britanisë.

Ditëlindja zyrtare e Madhërisë së Tij Mbretit Charles III festohet të shtunën më 17 qershor 2023.

Rasti do të shënohet nga ceremonia e Trooping the Color (Parada e Ngjyrave), spektakli ushtarak vjetor nga Garda e Kuajve në Londër.

Ditëlindja aktuale e mbretit Charles III është 14 nëntori ai lindi më 14 nëntor 1948 por ditëlindja e Sovranit (ose ditëlindja zyrtare e Mbretit) festohet në një datë tjetër, zakonisht në muajt e verës.

Pas ceremonisë, familja mbretërore do të kthehet në Pallatin Buckingham dhe do të shfaqet në ballkon për të parë paradën ushtarake.

Rreth 70 avionë nga Marina Mbretërore, Ushtria Britanike dhe Forca Ajrore Mbretërore do të marrin pjesë duke përfshirë avionë nga Fluturimi Përkujtimor i Britanisë, C-130 Hercules në fluturimin e fundit ceremonial, avionë luftarakë modernë Typhoon me ngjyra të kuqe, të bardhë dhe blu./BBC/

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›