E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti Biden mbyll fjalimin e kontrollit të armëve në mënyrë të çuditshme “Zot ruaj Mbretëreshën”

Presidenti Joe Biden po fliste në Samitin Kombëtar të Komuniteteve më të Sigurta në Konektikat, duke bërë thirrje për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve kur ai ngatërroi audiencën duke e mbyllur fjalimin e tij me frazën “Zot Ruaje Mbretëreshën”.

Videot e fjalimit të pazakontë të presidentit filluan të qarkullojnë shpejt në internet, me përdoruesit e mediave sociale që pyesnin se çfarë donte të thoshte presidenti i SHBA-së me një frazë që askush nuk e kuptoi.

Zëvendës-sekretarja shtypit së Shtëpisë së Bardhë, Olivia Dalton, iu përgjigj gazetarëve duke thënë se presidenti “po i komentonte dikujt në turmë” citon BBC.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›