Drithërat me përmbajtjen më të lartë të proteinave që duhet të konsumoni për shëndet të mirë

Proteinat janë thelbësore për zhvillimin e trupit tonë dhe drithërat janë ushqime shumë të pasura me proteina me bazë bimore.
Të gjitha drithërat mund të përdoren në përgatitjen e shumë recetave. Përfshirja e tyre në dietën tuaj ju ndihmon të merrni më shumë lëndë ushqyese dhe të balanconi dietën tuaj, gjithmonë në sasitë e duhura, për të shijuar plotësisht përfitimet e tyre.
Tërshëra- Drithërat me përmbajtjen më të lartë të proteinave janë tërshëra 100 g tërshërë përmbajnë 17 gram proteina.
Gruri- Gjithashtu edhe gruri ka një përmbajte të lartë të proteinave rreth 100 g grurë përmban 16 g proteina. Duke e bërë kështu një aleat shumë të mirë për dietën tuaj.
Kuinoa- Edhe pse shpesh konsiderohet si e tillë, kuinoa nuk është një drithë e vërtetë, por një bimë e familjes së amarantit. Farat e saj janë të pasura me proteina, fibra, vitamina B dhe minerale në sasi më të mëdha se shumë drithëra. 100 g kuinoa përmbajnë 14 gram proteina.
Amaranti- Një pseudo drithër e cila e origjinën nga Amerika e Jugut, dhe dikur ishte një ushqim tradicional i Inkave dhe Aztek (fise të lashta). Veçanërisht e vlefshme është përmbajtja e lartë e proteinave, në të cilën dallon lizina, një nga aminoacidet thelbësore në të cilën drithërat tradicionalë janë shumë të varfër, 100 g amarant përmban rreth 13.6 g proteina.
/rtsh.al/