E Diel, 1 Nëntor 2026

Prinder neglizhente shtohen femijet me semundjet e veshkave

Doktor Xhepa Ilacet pjese e listes se rimbursimit. sTransporti prinderit e sigurojne nga bashkite

Rastet e femijeve me semundjet e veshkave jane shtuar dhe sipas te dhenave ne keto 8 vitet e fundit numri i femijeve qe vuajne nga insuficienca renale sic njihet edhe si semundja e veshkave arrin ne 110 te tille. Mjeket e konsiderojne semundje qe ecen ne menyre te heshtur dhe bejne thirrje per me shume kujdes nga prinderit. Sipas shefit te pavijonit te hemodializes pediatrike ne QSUT Rezar Xhepa neglizhenca e prinderve perpara cdo problemi te femijes mund te jete nje semundje e fshehur. Duke iu referuar rasteve te femijeve me insuficience renale doktori thote se mund te evidentohen qe ne eko apo edhe ne kohe me te vonshme ne konsultoret pediatrike. E megjithate doktor Xhepa shpreh shqetesimin mbi trajtimet popullore dhe konsultimet mes familjareve. Sipas doktorit prinderit duhet te marrin per baze vetem trajtimet e pershkruara nga mjeket dhe pervojat e te tjereve.

Nje prind i kishte nderprere ilacet femijes se tij dhe po e trajtonte mbi bazen e keshillave te nje familjari me histori shendetesore te njejte.

Pavijoni

Perpara se nje pacient te dializohet kryhen analiza nese eshte apo jo veshka ne gjendje te kryeje funksionin e saj. Stafi mjekesor eshte i gatshem ti sherbeje cdo pacienti qe do kete nevoje per dialize. Ne kete pavijon ekziston nje regjister kombetar per insuficiencen renale kronike ose sic njihet ndryshe pamjaftueshmeria e veshkave per te kryer funksionin e saj ne menyre kronike. Sipas te dhenave vleresohet se ne harkun kohor 7-8 vjet jane rreth 110 femije te regjistruar qe kane ardhur ne kete spital per te kerkuar sherbimin e dializes ndash shprehet shefi i pavijonit te hemodializes pediatrie Rezar Xhepa.

Stafi i ketij pavijoni eshte i gatshem dhe ka marre masa per sherbimin e dializes per te semuret akute.

Qellimi i Dializes ne vetvete eshte qe ti ndihmoje pacientet ne momentet kritike per jeten por jo te vazhdojne dializen deri ne pafundesi. Jane marre masa qe nese do te jete e nevojshme te punohet me dy ose tri turne per tu ardhur ne ndihme te semureve qe jane ne stad terminal. Dializa ruan parametrat vitale te organit te veshkes derisa pacienti te behet gati per zevendesimin e saj - shprehet doktori.

Dializa nje veshke artificiale por e perkohshme

Aparati i Dializes kryen te njejtin funksion me organin e veshkes por sherbimi nuk mund te zgjase pergjithmone. Te semuret kronike dializohen ne baze te nje programi nje dite po nje dite jo deri sa pacienti ti nenshtrohet transplantit. Sa me i demtuar te jete organi i veshkes aq me e shpeshte eshte dializa.

Pas vitesh pa nje pavijon per trajtimin e problemeve te veshkave te femijet doktor Rezar Xhepa vlereson se Qendra e Hemodializes Pediatrike funksionon per here te pare ne vendin tone dhe na ben koherente me te njejtat sherbime dhe standarde evropiane.

Sherbimi i Dializes eshte zgjidhja per te gjithe femijet qe vuajne nga insuficienca renale. Pavijoni i hemodializes ishte nje financim i Agjencise Turke per Zhvillim dhe Bashkepunim TIKA me nje kontribut prej 316 mije euro ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise e cila me te drejte e cilesoi kete projekt si prioriteti i shendetesise shqiptare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›